bevisfusha.net » blog

Masthead header

About Me

bevblog001

Bevis Fusha është një fotograf shqipëtar pjesëtar i agjencisë prestigjioze fotografike “Anzenberger Agency” në Vienë, http://www.anzenberger.com/. Anzenberger është një ndër tre agjencitë e vetme në Europe që ka kontribut disa vjecar në fotografitë me tema të përcaktuara, agjenci e cila ka edhe galerinë e saj. http://www.anzenbergergallery.com/
Bevis është pjestar edhe në agjencinë fotografike “Metro Collective” në Washington DC.http://www.metrocollective.org/
Ai ka bashkëpunuar që prej vitit 2000 në një seri workshopesh me fondacionin e World Press Photo në Hollandë.
Ndër to, tre projekte të konkluduara edhe me ekspozita të perbashkëta me fotografë ballkanas, europiane dhe ndërkombëtarë.
Eshtë autor kryesor i njërit prej albumeve speciale të botuar nga organizata e World Press Photo që mban titullin “New Stories”
http://www.worldpressphoto.org/publications/newstories
Për kontributin e tij në fotografinë dokumentuese ai është futur në jurinë e 100 njerëzve të përzgjedhur nga e gjithë bota, me synimin për të përcaktuar pesëdhjetë vitet më të mira në fotografinë e reportazhit botëror që nga viti 1955 e deri më sot, botuar në albumin e titulluar “Things As They Are”.
http://www.aperture.org/shop/books/things-as-they-are
Bevis Fusha është po ashtu lektor i “Fotos së Medias” në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës duke mbajtur me konistencë sagën e pedagogjisë aktive në familje së bashku me vëllain Albes, i cili është pedagog në Universitetin e Arteve Tiranë.
Ka rolin epik që me konsistencën e tij në dokumentim është aktiv në formimin e historive fotografike të dokumentimit shoqëror si autor me anë të imazheve dhe mbajtës dhe promovues i edukimit të brezave të rinj me këndvështrimin narrativ. Rol ky si pjesë e pandarë e edukimit që familja Fusha gjeneron ndër fotografët dhe dashamirësit e mediumit fotografik.
Ka botuar një shumicë librash fotografikë të përbashkët, dhe personalë, si “TYL” dhe “East” nëpërmjet Anzenberger Agency dhe e ka pjesemarre në një mori botimesh cilesorë të fotografisë ndërkombetare ndër vite.
Punët e tij gjenden online në faqen personale www.bevisfusha.com dhe www.bevisfusha.net gjithashtu në një mori të parenditur botimesh të përhershme internacionale.
Bevis dhe i vëllai i tij Albes Fusha, zotërojnë në Tiranë studion fotografike “Fusha Photographics” ku kanë një prodhimtari të përditshme kombëtare dhe ndërkombëtare të dokumentimit të jetes së njerëzve në momentet e tyre më të rëndësishme dhe personale.
www.fushaphotographics.com është website i cili njeh më gjërë punën e tyre në fotografinë e dokumentimit familjar.

Bevis është president i shoqatës çiklistike “Dynamo Cycling”, dhe një malorist aktiv në disiplinën e çiklizmit profesional të asfaltit. http://www.strava.com/athletes/1564847

 

 

 

 

 

 

 

 

Your email is never published or shared. Required fields are marked *

*

*

M O R E